Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Supremja miraton kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të Shukri Bujës, e kthen rastin në gjykatë të shkallës së dytë

Gjykata Supreme e Kosovës ka miratuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërinë në rastin e Shukri Bujës, i cili akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Kështu është thënë në një njoftim të Gjykatës.

“Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarit Sh.B., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 442 par.1 të KPRK-së, duke vendosur përkitazi me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtësit e të dënuarit, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, në seancën e kolegjit të mbajtur më 17 mars 2021, vendosi që të miratoi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të të dënuarit Sh.B.”, thuhet në njoftim.

Me aktgjykimin PML 60/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda PKR.nr.206/2019 të datës 21.09.2020 dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës –Departamenti Special APS.nr.33/2020 të datës 15.12.2020 në pjesën dënuese, përkitazi me këtë të dënuar dhe çështja i kthehet gjykatës së shkallës së dytë në rigjykim.

Postime të ngjashme

Konjufca: Serbia po përdorë standarde të dyfishta në procesin e dialogut

Bekim Laçi

Kush janë dy serbët që Kurti ia përmendi Vuçiçit në takimin e Brukselit

Bekim Laçi

Kurti shpalos katër propozimet që pati në takim me Vuçiçin

Bekim Laçi

Analizë/ “Bashkë pa kufi” – Sa janë realizuar 83 marrëveshjet Kosovë-Shqipëri ?

Zekirija Haxhiu

Nga sot lejohen dasmat në Kosovë

Bekim Laçi

Debat i ashpër mes asamblistëve të LVV-së dhe Shpend Ahmetit, mund të përfundonte në rrahje

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...