Shkup, 18 shtator – zhurnal.mk – Gjykata Supreme ka refuzuar ankesat e dorëzuara nga të dënuarit në rastin “Tanku”, Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska dhe Gjoko Popovski, dhe ka konfirmuar aktgjykimet e shqiptuara nga Gjykata Apelit, përcjellë Zhurnal.
Në rastin “Tanku”, i hapur nga PSP-ja tanimë e shuar, lëndë e akuzës ishte tenderi joligjor për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove. Ish ministrja në MPB Jankullovska me vendim të shkallës së parë u dënuam e dënim me burg prej gjashtë viteve, ndërsa më pas Apelacioni e uli atë në katër vjet.
Për të njejtin rast, ndihmësit në MPB Gjoko Popovski, Apelacioni ia uli dënimin nga gjashtë vite e gjashtë uaj, në katër vjet, derisa për ish kryeministrin Nikolla Gruevski, është shqiptuar dënim me burg prej dy viteve.//Zhurnal.mk