Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro Listën për Familje

nga D V

Gjykata Supreme ka rrëzuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, të cilët kishin dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje.

Asdren Bytyqi, kandidat për deputet nga radhët e këtij koalicioni, e ka quajtur këtë vendim si fitore e madhe ndaj Dylberizmit.

“FITORE e madhe ndaj Dylberizmit! Gjykata Supreme e rrëzon vendimin e PZAP-së, me të cilin na ka shqiptuar gjobë 7000 euro për fjalët “turp ju qofte” “mbrojtja e dinjitetit tone njerzor dhe vazhdimesise se jetes, si dhe te ardhmen e femijeve tane nga degjenerimi dhe prishja”, “anomali sociale dhe dukuri degjenuese. Vendoset një standard i drejtë në mbrojtje të lirisë së shprehjes, duke u pranuar ankesa jonë si e bazuar, e ligjshme dhe e drejtë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, PZAP kishte dënuar mijëra euro koalicionin Listën për Familje, për shkak të gjuhës së përdorur gjatë fushatës zgjedhore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More