Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Surprizat e motit/ Reshje bore në Tiranë dhe temperatura deri në minus 15 gradë

Me sa duket dhe Tirana e qytete të tjera do t’i gëzohen borës këtë fundjavë, teksa priten temperatura tepër të ulëta.

Akil Osmani nga MeteoAlb tha në një lidhje në News24 se në ditët në vijim do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave duke bërë që në zonat malore vlerat minimale të zbresin edhe në minus 15 gradë Celsius, ndërsa në Ultësirën Perëndimore vlerat minimale pritet të zbresin edhe në minus 5 apo minus 6 gradë celsius.

“Ndërsa maksimumet pritet të luhaten nga vlerat 7-8 gjatë ditës së shtunë, ndërsa të dielën një rënie më e ndjeshme e tyre duke zbritur në vlerat 4 gradë celsius në vlerat maksimale.

Po, gjatë kësaj fundjave pritet që reshjet e dëborës të përfshijnë vendin tonë. Që në orët e para të ditës së shtunë pritet që mbi 400 metër nga niveli i detit të kemi reshje dëbore, ndërsa e shtuna pasdite duke qenë se vijon rënia e ndjeshme e vlerave termike.

 Pritet që të zgjerohet hapësira e reshjeve të dëborës duke bërë që të përfshihen dhe zonat e ulëta, duke përfshirë dhe kryeqytetin, Tiranën, reshje që do të jenë prezent deri paraditen e ditës së diel”, tha ai.

Sipas parashikimit, temperaturat e ulëta pritet të zgjasin dhe përtej të hënës dhe të martës, duke bërë që të kemi 6 deri në 7 ditë me temperatura ekstremisht të ulëta dhe në zonat e thella malore ta tejkalojnë -16, -17 gradë celsius.

Sa i përket Kosovës, e cila këtë javë do të ketë votime, Osmani tha se edhe vlerat maksimale do të jenë negative.

“Në Kosovë, në orët në vijim mbetet me kushtet e motit të qëndrueshëm, fundjava me reshje dëbore dhe temperatura shumë më të ulëta. Pritet që 24 orëshi gjatë ditës së shtunë dhe të diel dhe vlerat maksimale të jenë negative deri në 0 gradë celsius”, tha Osmani.

Postime të ngjashme

1 vit që u nda nga jeta Aneta, dedikimi prekës i kryeministrit Rama

D V

Manastirliu: Nis sot muaji i hapur i vaksinimit masiv +18vjeç, paraqituni me kartën e identitetit për të kryer vaksinën ndaj COVID

D V

I nxehti vijon të dominojë vendin, ja si variojnë temperaturat sot

D V

Kthehen në Shqipëri 14 fëmijë dhe 5 gra të bllokuara në kampet e luftës në Siri

D V

Tetë vatra zjarri në Shqipëri, rëndohet situata

D V

Situata e zjarreve në vend, zv.ministrja e Mbrojtjes nga Ksamili: Para përgjegjësisë penale të gjithë ata që dëmtojnë natyrën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...