Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Suspendohen dy zyrtarë korrektues në Mitrovicë

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 19:00 në Qendrën e Paraburgimit Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie me vendimin e gjykatës dy të burgosur kanë dëmtuar grilën dhe dritaren dhomës, pastaj kanë arritur të ngjitën lart mbi kulmin e Qendrës së Paraburgimit Mitrovicë.

Në njoftimin e bërë nga SHKK thuhet se “pas shumë kërkesash, kërkesa e tyre kryesore ka qenë, se janë të pakënaqur me gjykatën, me ç’rast kanë kërkuar të bisedojnë me prokurorin, dhe pas bisedës me prokurorin në prezencë të policisë dhe zëvendësdrejtorit të përgjegjshëm të SHKK-së, Rasim Selmani, të njëjtit janë pajtuar të zbresin poshtë”.

“Për shkak të këtij rasti SHKK ka suspenduar dy zyrtarë korrektues, deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tërësi.

Postime të ngjashme

Kosova përkujton Epopenë e UÇK-së pa ish-komandantët që janë në Hagë

S.B.

Kategorizimi i ri i komunave, 14 në zonën e kuqe

S.B.

Partitë pa qëndrim për zgjedhjen e presidentit

S.B.

Arrestimi i 8 zyrtarëve, Mehmeti: Jemi të përkushtuar për zbatim të ligjit dhe integritet të Policisë

S.B.

Prokurori i Shtetit për arrestimet e zyrtarëve policorë thotë se hetimet kanë filluar që një vit

S.B.

Ministria e Infrastrukturës do të financojë asfaltimin e rrugës në Fushë Kosovë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...