Sveçla për vrasjen e 21-vjeçares: Do të kujdesemi në zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar

nga Xh M

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur i tronditur nga vrasja e 21-vjeçares sot në Ferizaj dhe me rrethanat e krimit.

Sveçla tha se përkundër përpjekjeve për ta rritur sigurinë për vajzat dhe gratë, rastet si vrasja e sotme, sipas tij, janë thirrje për reflektim për të gjitha institucionet e për shoqërinë.

Përgëzoj Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë në arrestimin e dorasit dhe do të kujdesem që të ndërmarrim gjithçka që na takon si Ministri e Punëve të Brendshme në zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar. Pavarësisht arrestimit të dorasit, është e domosdoshme sjellja e drejtësisë pa vonesë”, shkroi Sveçla.

Sot rreth orës 14:40 një grua 21-vjeçare është vrarë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ndërsa i plagosur nga ish-bashkëshorti i saj ka mbetur vëllai i viktimës, 15-vjeçar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More