Svetllan Stoev: Dialogu mes Sofjes dhe Shkupit patjetër të vazhdojë, duhet të ndërtojmë politikë pragmatike

Sofje, 23 korrik – Dialogu mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut patjetër të vazhdojë edhe në të ardhmen për realizimin e qëllimit të vetëm dhe të përbashkët- vendi të fillojë negociatat me BE-në, ka deklaruar sot ushtruesi i detyrës ministër për Punë të Jashtme të Bullgarisë, Svetllan Stoev.

 

Siç ka informuar korrespondenti i MIA-s në Sofje, Stoevi ka theksuar se në takimet me përfaqësues të vendit gjatë kohës së Forumit në Dubrovnik, zëvendësministri bullgar për Punë të Jashtme, Rumen Aleksandrov ka propozuar bisedimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të vazhdojnë dhe të mos humbet kohë në dialogun bilateral.

“Aleksandrov për momentin është në Slloveni ku është edhe zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov dhe nëse kërkohet, mund të shihet dhe të bisedohet me kolegun e tij bullgar. Emocionet janë pengesë, duhet të ndërtohet politikë pragmatike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Stoevi.

Ai ka shtuar se ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut është një nga mënyrat e zgjidhjes së problemeve me pjesëtarët e bashkësisë nacionale bullgare në vend.

“Ne e trajtojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut si shtet sovran me gjithë atë që del nga ai relacion”, ka deklaruar Stoevi duke shtuar se Ministria për Punë të Jashtme e Bullgarisë duhet të “merr kornizë më të gjerë për zhvillimin e procesit të negociatave”.

Shefi i diplomacisë bullgare ka thënë se Bullgaria e trajton Maqedoninë e Veriut me respekt, por që vendi sipas tij, “duhet të sheh realitetin”. Ai si shembull të fqinjësisë së mirë përmend vendet skandinave që siç tha, “kanë arrit mirëkuptim dhe partneritet”.

Duke u përgjigjur në pyetjen e MIA-s, Stoevi ka deklaruar se nuk konsideron se Bullgaria duhet të emërojë përfaqësues special për Maqedoninë e Veriut duke ndjekur shembullin e vendit që në këtë detyrë për marrëdhëniet me Sofjen e emëroi ish kryeministrin Vllado Buçkovskin.

Ministri bullgar ka pyetur edhe pse vendi nuk dërgon ambasador në Sofje tashmë 18 muaj, duke shtuar se siç kolegu i tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani “mund të thirr ambasadorin bullgar në Shkup dhe ta sheh në afat prej 10 minutash, ashtu edhe do të donte të paraqitet dhe të bisedojë me ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Sofje”.

Në pyetjen e MIA-s se kur Sofja do ta realizojë premtimin për donacionin e vaksinave kundër Kovid-19 për Maqedoninë e Veriut, Stoevi ka deklaruar se që të ndodhë ajo, Bullgaria patjetër të ketë Parlament funksional.

Duke komentuar takimin e formatit të “Mini Shengenit”, ku marrin pjesë edhe Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, Stoevi ka thënë se është mirë të ketë formate rajonale, “por me rëndësi është aty të mos ketë politikë”.

Related posts

Shekerinska në Riga: Shqyrtohen mundësitë për pjesëmarrje në grupin luftarak të Aleancës në Letoni

D V

Hetuesit gjerman arritën në vendngjarje

D V

Vazhdon gjykimi për rastin “Titanik”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com