“Sy m’Sy”- Rama – komentuesve: Shteti Bektashi nuk është coptim territori

nga D V

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të rubrikës “Sy më sy”, po u përgjigjet drejtpërdrejt komentuesve në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë, duke iu përgjigjur një prej komentuesve, tha se krijimi i shtetit bektashi nuk nënkupton copëtimin e territorit, duke sjellë si shembull Italinë. “Jo nuk ka coptim. Italia ka tre struktura brenda për brenda Në rastin tonë nuk është ideja e shtetit që konceptonit ju”, tha mes të tjerave Rama.

Rama njoftoi një ditë më parë krijimin e një hapësire të posaçme kohore, për t’iu përgjigjur sa më shumë komentuesve në rrjetet sociale për çështje të ndryshme të aktualitetit përfshirë edhe votën e diasporës.

Duke iu referuar rubrikës “Sy m’sy”, ku përmes videomesazheve i përgjigjet komentuesve në rrjetet sociale, Rama tha se do të ketë dy postime live (të drejtpërdrejta) çdo javë për t’iu përgjigjur komentuesve.

“Duke qenë se postimet Sy m’Sy janë bërë shkak i ca ankesave të tipit, ‘po mua pse s’më përgjigjesh?’, apo ‘pse u përgjigjesh vetëm atyre që shajnë?’, atëherë edhe për shkak se ka edhe mesazhe që lidhen me votën e diasporës deri tek ‘si mund të votoj?’, them se ia vlen të provojmë edhe dy postime në mëngjes Live çdo javë, ku s’do t’i përgjigjem dot të gjithëve natyrisht, po edhe jo vetëm njërit. Shihemi nesër në 8:30 këtu dhe në Instagram kush të dojë”, u shpreh Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More