Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

SYRIZA kërkon aktivizimin e grupit të miqësisë Maqedoni e Veriut – Greqi

Athinë, 26 janar – Deputetët e SYRIZA-s kërkojnë aktivizimin e grupit parlamentar të miqësisë mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe mbajtjen e takimeve tematike në zonat me interes më të madh për dy vendet fqinje në një letër drejtuar kryetarit të grupit konkret, deputetit të Demokracisë së Re, Jorgos Vllahos dhe deri te kryetari i Kuvendit të Greqisë, Konstantinos Tasullas, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Letra është nga nënkryetari i grupit të miqësisë së Maqedoni e Veriut – Greqi, deputeti i SYRIZA-s, Nikos Papas dhe ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugalos i cili është gjithashtu i ngarkuar me politikën e jashtme në partinë opozitare dhe është nënshkruar nga gjithsej 17 deputetë të SYRIZA-s, anëtar të grupit të miqësisë mes dy vendeve.

“Në mënyrë që të përforcojmë më tej bashkëpunimin thelbësor midis dy vendeve, ne ju kërkojmë që të merrni iniciativa për të forcuar marrëdhëniet diplomatike dhe parlamentare midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe ne kërkojmë “aktivizimin” e menjëhershëm të grupit të miqësisë dhe mbajtjen e takimeve tematike në zonat me interesim më të madh për të dy vendet fqinje”, shkruajnë deputetë nga SYRIZA në letër dhe shtojnë se ata do të mbështesin çdo lloj iniciative.

Grupi i miqësisë u krijua në mars të vitit të kaluar, por deri më tani asnjë takim nuk është mbajtur, megjithëse, siç shkruajnë deputetët e SYRIZA-s, Marrëveshja e Prespës “hap një kapitull të ri në diplomaci, politikë të jashtme dhe bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve”.

“Ky realitet i ri është pranuar tashmë nga Qeveria e Demokracisë së Re e cila thotë se garanton dhe respekton Marrëveshjen e Prespës, pretendon se ajo duhet të respektohet plotësisht dhe vetë Qeveria njeh përfitimet e mëdha dhe të shumta që lindin për vendin tonë nga zbatimi i kësaj marrëveshje historike”, shkruajnë në letër deputetët nga SYRIZA, transmeton MIA.

Grupi i miqësisë Maqedoni e Veriut – Greqi numëron 23 anëtarë në Kuvendin e Greqisë, duke përfshirë një kryetar, një nënkryetar dhe sekretar.

Kryetar është deputeti i Demokracisë së Re, Jorgos Vllahos, nënkryetari i tij është Nikos Papas nga SYRIZA dhe sekretar është deputeti i Partisë Komuniste, Joanis Delis.

Ndërkaq, 20 anëtarët e tjerë janë 15 deputetë nga SYRIZA dhe pesë nga Demokracia e Re. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Strugë, lagja “Lugina e Gëzuar” kërkon strehim social

Bexhet Musliu

Kumanovë, librat me përmbajtje ofenduese, Shabani: Ka filluar me punë komisioni

Bexhet Musliu

Nesër protestë për rastin „Monstra“, mbyllen disa rrugë në kryeqytet

T E

Edhe Lëvizja BESA mund të braktisë anijen e Zaevit?!

Bexhet Musliu

Ambasadori i Kosovës në Shkup i dorëzoi mirënjohje drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela

T E

Ziberi paralajmëron masa të reja, lloji britanik i virusit merr hov në vendin tonë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...