Syzet më të shtrenjtat në historinë e njerëzimit do të dalin në ankand

Dy palë syze të shekullit të 17-të pritet të dalin në ankand për miliona dollarë muajin e ardhshëm.

Syze spektakolare, me gurë të çmuar,nuk kanë lente qelqi, por lente diamanti dhe smeraldi.Besohet se këto syze i përkisnin fillimisht mbretërve në Perandorinë Mughal, e cila dikur sundonte mbi nënkontinentin Indian.

Të dizajnuara për të ndihmuar përdoruesin të arrijë ndriçimin dhe të shmangë të keqen, ato do të dalin në shfaqje publike për herë të parë, në New York, Hong Kong dhe Londër, përpara shitjes në tetor.

Syzet janë një shembull jashtëzakonisht i rrallë i mjeshtërisë së bizhuterive Mughal. Lentet në syzet e njohura si “Halo of Light”, besohet se vetëm një diamant e kanë 200 karatësh, i gjetur në Golconda, një rajon në shtetet e sotme indiane, Andhra Pradesh dhe Telangana.

Lentet e gjelbra të palës së dytë, të quajtur “Gate of Paradise”, besohet se janë të bëra nga një smerald kolumbian që peshon mbi 300 karat.

Gurët e çmuar në traditat islame dhe indiane, kishin lidhje të forta me spiritualitetin. Diamantet përktheheshin në “dritë qiellore” dhe “ndriçimin” në shoqëritë indike, pasi gurët e ndritshëm besohej të ishin “mjete për forcat astrale” që mund të kanalizonin synimet e mbarë të universit.

E gjelbra është gjithashtu një ngjyrë e lidhur ngushtë me parajsën, shpëtimin dhe jetën e përjetshme në Islam, feja e praktikuar nga sundimtarët Mughal. Prandaj, shikimi i botës përmes këtyre syzeve me ngjyrë smeraldi, do të kishte një rëndësi të veçantë, shkruan Class.

Thuhet se të dy palët e syzeve do të shiten nga 1.5 milionë deri në 2.5 milionë secila. Dhe megjithëse mund të jenë shekullore, kornizat e tyre dhe siluetat e ngushta duken jashtëzakonisht në trend.

Related posts

FATI YT/ Horoskopi 22 korrik 2021

D V

Saranda Bogujevci vesh fustanin e njohur mbarëbotëror, i cili është i qëndisur me elemente të historive të dhimbshme nga i gjithë globi

D V

Nëntori do krijojë 1 mundësi unike/ Këto janë 4 shenjat më të favorizuara nga yjet për muajin që vjen

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More