Szijarto: Do dërgojmë dy helikopterë dhe tre mjete të terrenit për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në RMV

nga D V

Shkup, 1 gusht – Sot, Hungaria do të sigurojë tre automjete zjarrfikëse në terren për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Szijarto e ka ndarë këtë informacion në profilin e tij në Facebook.

Vendimi vjen pas bisedës së djeshme telefonike me kolegun e tij, Timço Mucunski.

Përveç kësaj, Hungaria do të dërgojë edhe dy helikopterë të Forcave Ajrore Hungareze që do të përfshihen drejtpërdrejt në shuarjen e zjarreve të mëdha pyjore që përfshiu Maqedoninë e Veriut.

Ministri i MPJ-së, Timço Mucunski, dje njoftoi se në bisedën me Szijarto ka shprehur mirënjohje të madhe për solidaritetin dhe ka theksuar, siç ka paralajmëruar, rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në momente të tilla kritike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More