Tabaku: Familjet shqiptare po vuajnë koston e lartë të jetesës

nga D. V.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti sot shqetësimin për vështirësitë ekonomike që po përjetojnë familjet shqiptare.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se rritja e çmimeve, kostoja e lartë e jetesës dhe mungesa e politikave lehtësuese kanë rënduar xhepat e qytetarëve, veçanërisht pensionistëve, familjeve të shtresës së mesme dhe të punësuarve.

Sipas Tabakut, një familje në Tiranë i nevojiten minimalisht 55 mijë lekë në muaj për të mbuluar shpenzimet bazë, një barrë e madhe për shumë prej tyre.

Ajo nënvizoi se familjet me fëmijë përballen edhe me kosto shtesë, si ato për arsimin apo transportin, të cilat janë bërë edhe më të vështira për t’u mbuluar pas shtrenjtimit të karburantit dhe produkteve të shportës.

Deputetja demokrate e konsideroi këtë situatë si pasojë të një politike dymbëdhjetëvjeçare të qeverisë socialiste, që sipas saj nuk ka arritur të mbështesë realisht qytetarët.

Tabaku deklaroi se Partia Demokratike ofron një alternativë me taksa të thjeshta dhe një ekonomi që punon për të gjithë.

“Ndryshimi i sistemit është i vetmi opsion për t’u dhënë shqiptarëve një shpresë të re,” theksoi Tabaku, duke ftuar qytetarët të mbështesin këtë vizion përmes votës së tyre.

“Kush është zgjidhja? Është ndryshimi i këtij sistemi. Është vota për Partinë Demokratike. Është vota për Jorida Tabakun”, tha Tabaku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More