Shqipëri

Tabaku: Rama largoi nga Shqipëria 219 mijë njerëz, vizioni i PD është punësimi

Zhurnal Ads

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, publikon shifrat e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian, ku rezulton se janë larguar 219 mijë persona.

Në një status në ‘Facebook’, Tabaku thekson se ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite. Sipas ish-deputetes, vizioni i PD është ‘Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipër’.

“Shqipëria në azilkërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite. Faktet janë kokëforta dhe nuk i zbeh dot asnjë formë e propagandës bajate të Rilindjes : 219 000 të larguar! Mesatarisht 31307 shqiptarë në vit janë larguar nga vendi që nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën. 1 në 3 të larguar janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion. Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri. Ky është vizioni ynë, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim”, shkruan ish-deputetja Tabaku.

Postime të ngjashme

Boiken Abazi flet pas arrestimit, thotë se policia e ka rrahur e ka kamera që e dëshmojnë këtë

admin

Rama ironizon Bashën: Ke ngelur midis gropës së Saliut dhe grepit të Likes për tiganin e Monës

admin

Zgjedhjet e 2021/Kryemadhi deklaroi se LSI do të jetë forcë e parë, ja kush është ekipi drejtues për Durrësin-EMRAT

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...