Tabelat moderne informative me kod QR të vendosura në qindra ndërtesa me rëndësi kulturore dhe historike në Ohër

Ohër, 16 shtator – Përmes Projektit për digjitalizim  dhe promovim të trashëgimisë kulturore “Menaxhimi interrajonal me trashëgiminë kulturore, E-Sistemet”- “IRC – HERMES”  në njëqind ndërtesa  nga rëndësia  kulturore dhe vlera  historike në Ohër janë vendosur tabela moderne informative me kod  QR.

Përmes tabelave informative turistët dhe vizitorët e qytetit do të mund të marrin  informata  të rëndësishme për ndërtesën.

Sipas Komunës së Ohrit, kjo është hera e parë në vendin e ndërtesave kulturore të vendosen tabela me kod QR, që e bën komunën pioner në procesin e digjitalizimit të trashëgimisë kulturore.

Projektin “Menaxhimi interrajonal me trashëgimi kulturore, “E-sisteme” – “IRC – HERMES”, Komuna e Ohrit e implementon në partneritet me Universitetin për teknologji nga Qiproja. Qendra hulumtuese dhe inovative për informata, komunikim dhe teknologji nga Athina, komunat Samos dhe Kërf nga Greqia, “ELET” nga Greqia dhe Auleda nga Shqipëria.

Projekti është financuar nga programi “Intereg Ballkan-Mesdhetar 2014-2020” të Bashkimit Evropian dhe përfshin sistem elektronik inovativ për digjitalizim të trashëgimisë, e cila ka marrë çmim evropian për inovativitet. Përveç në Ohër, trashëgimia kulturore është digjitalizuar edhe në tre qytete ballkanike, të cilat janë  nën mbrojtje të UNESKO-s nga Greqia dhe Shqipëria.

Përveç digjitalizimit të trashëgimisë kulturore, projekti ka për qëllim të kontribuojë edhe drejt zhvillimit të turizmit kulturor dhe edukimit të rinisë  dhe turistëve për vlerën e trashëgimisë kulturore. Si rezultat i projektit, komuna e Ohrit, për herë të parë u bë me hartë digjitale të trashëgimisë kulturore,  në të cilën janë përfshirë rreth 130 ndërtesa të cilat kanë  vlerë të veçantë kulturore për qytetin. Të dhënat për këtë sistem mund të shfrytëzohen në drejtim të promovimit turistik, por edhe për nevoja tjera të komunës.

Baza e ndërtesave të cilat  do të evidentohen edhe më tutje do të rritet dhe do të zhvillohet në suaza të programit të sistemit HERMES.

Related posts

ASh-Besa a mund ta bëjë fuqinë kundër BDI-së? Osmani: BDI, fitues absolut në Tetovë

Redaksia

Mickoski: VMRO-DPMNE do të fitojë në pjesën më të madhe të komunave në zgjedhjet lokale

Z H

Tetovë, 102 të hospitalizuar nga Covid 19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More