Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Tahiri: Deklaratat e Vuçiqit, vazhdimësi e provokimeve të tij

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka folur rreth deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili ka thënë se në prill të vitit 2022, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Tahiri tha se deklaratat e Vuçiqit janë thjesht vazhdimësi e provokimeve të tij që i bën në raport me Kosovën.

“Secili njeri që mendon se ai do të thotë se do të pranojë Kosovën mendoj se ka një dozë të naivitetit politik.  Ne nuk merremi me të, me merremi me qëndrimin politik e shtetëror të Kosovës. Ne kemi parimet tona që na udhëheqin në dialogun me Serbinë, i kemi synime tona strategjike në anëtarësimin në BE dhe NATO dhe ruajtjes së marrëdhënieve të mira me BE-në dhe NATO-N”, tha ai.

Sipas Tahirit, kjo deklaratë e Vuçiqit i çon dy porosi.

“E para, çon porosinë te faktori ndërkombëtare se Vuçiq nuk është serioz në dialog dhe e ka instrument për tu dukur si politikan i moderuar që e donë paqen dhe marrëveshjen me Kosovën”, tha ai, raporton Telegrafi.

[related-to url=”https://telegrafi.com/hoti-kunderpergjigjet-vuciqit-nese-nuk-te-kete-njohje-reciproke-atehere-nuk-te-kete-marreveshje/

Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, deklarata e Vuçiqit çon porosi edhe brenda politikës së brendshme të Serbisë, se Vuçiq ka autoritet dhe gjithçka e lidhë me emrin e tij.

Tahiri më tej shtoi se deklaratat e Vuçiqit bëhen edhe me qëllim të nxiten deklarata të ashpra nga liderët e Kosovës, në mënyrë që të thotë se Kosova është kundër dialogut.

Postime të ngjashme

Qeveria miraton koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

S.B.

Osmani fton ish-presidentët në takim “për respektim të memories institucionale”

S.B.

Ferat Shala do ta udhëheqë Komisionin për Ekonomi, kërkohet bashkëpunim i mirëfilltë

S.B.

Komisioneri Varhelyi uron Kurtin: Kthimi i perspektivës evropiane në një realitet kërkon vazhdimin e shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi

S.B.

Konjufca uron qytetarët për muajin e Ramazanit: Ta bëjmë Kosovën vend më të mirë

S.B.

Bekim Haxhiu: Jam duke e pritur një përgjigje për sigurimin e 1 milion vaksinave brenda tri ditësh

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...