Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Tahiri: Jemi të siguruar nga Hoti, në dialog nuk do të flitet për Asociacionin

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka thënë se në dialog nuk do të diskutohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Përmes një postimi në “Facebook”, Tahiri thotë se rreth dialogut argumentet janë në anën e Kosovës, ndërsa sa i përket Ujmanit ai thotë se “nuk kemi nevojë të kemi frikë”.

“Rreth dialogut duhet të thuhet saktë se argumentet janë në anën tonë, duhet të kemi kujdes nga tri fushat e minuara: e para, si do të shkojë procesi i fizibilitetit për Ujmanin. Nuk kemi nevojë të kemi frikë. Fusha e dytë e minuar është Asociacioni. Ne jemi siguruar nga kryeministri Hoti që nuk do të diskutohet, ne jemi të mbrojtur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket Asociacionit”, ka shkruar ai.

Problem të tretë e konsideron marrëveshjen finale, prandaj thotë se nuk duhet të pranohet vetëm normalizimi i raporteve, që sipas tij nuk ka asnjë efekt.

“Problemi i tretë është ideja që të mos shkohet në marrëveshje finale, por vetëm në normalizim të raporteve. Nuk duhet të pranojmë këtë normalizim, pasi nuk ka asnjë efekt”, ka përfunduar Tahiri. /Zëri

Postime të ngjashme

Haxhiu: Shqipëria mund ta padisë Serbinë për gjenocid në emër të Kosovës

Dafina Vidishiqi

Përfundon takimi Kurti-Macron, zv.kryeministrja Emilija Rexhepi tregon çka u bisedua

Dafina Vidishiqi

Brenda dhe jashtë pallatit Elysee, takimi Macron-Kurti

Dafina Vidishiqi

Apeli miraton pjesërisht mocionet e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, kërkon nga ZPS version të korrigjuar të aktakuzës

Dafina Vidishiqi

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Dafina Vidishiqi

Kurti në Paris: Kosova synon aspiratat demokratike dhe evropiane

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...