Kosovë

Tahiri kërkon konsensus për miratimin e Ligjit të Pagave për Shërbyesit Publik

Zhurnal Ads

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri gjatë vizitës së tij në Komunën e Ferizajt tha se do të angazhohet që të ndryshohet Ligji për Financim të Pushtetit Lokal, derisa theksoi se Ligji për Pagat duhet të kalojë.

Përveç takimit në Komunë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri i shoqëruar nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu kanë vizituar edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Tahiri për këtë kërkoi edhe konsensus në mes të partive politike në Kuvendin e Kosovës.

“Ky Ligj (për Paga) duhet të kalojë. Kam pasur takim edhe me kryeministrin por edhe me ministren e Financave, por ky Ligj për të kaluar na duhet një dakordim mes partive politike mos të thuhet që ky ka qenë ligj elektoral e pastaj në Kuvend të rrëzohet, në këtë temë duhet të kemi konsensus. Ne kemi vendosur me kryeministrin të kemi hierarki, sektor për sektor, pagën më të lartë dhe më të ulët për pozitat publike, shëndetësi, arsim. Nëse mundemi ta dërgojmë (në Kuvend) së paku deri nga fundi i vitit dhe me pa nëse mund ta fusim vitin e ardhshëm në zbatim por që nuk e garantoj”, tha Tahiri.

Ai tha se do të angazhohet shpejtë që të bëhen ndryshime edhe në Ligjin për Financa të Pushtetit Lokal për të cilin tha se është i skaduar dhe problem për ofrim të shërbimeve nga komunat.

“Sistemi i financimit të komunave të Kosovës në legjislacionin aktual nuk është i drejtë. Ligji për Financa Lokale i miratuar, i cili buron nga Pakoja e Ahtistarit, i cili ka reflektuar në vitin 2008 në atë kohë i ka skaduar afati. Si qeveri dhe si zëvendëskryeministër në bashkëpunim edhe me kryetarët e komunave edhe me Asociacionin (e Komunave të Kosovës) do e adresoj në mënyrë shumë të shpejtë Ligjin për Financa Lokale për shkak se jam i bindur se forma se si është tani si për shëndetin primar, arsimin primar, kontratën kolektive, pagën jubilare nuk është ajo e cila e reflekton Kosovën në vitin 2020”, tha Tahiri.

Kurse, Aliu deklaroi se të gjitha nivelet e shërbimeve mjekësore në këtë komunë kanë tejkaluar çdo sfidë në ballafaqimin me pandeminë COVID-19 në këtë komunë.

“Kemi vendosur të vijmë këtu dhe t’i vizitojmë të tri nivelet shëndetësore. Nivelin primar, sekondar dhe terciar edhe për të parë nga afër punën e tyre por më shumë sesa për ta parë punën e tyre sepse tashmë çdo qytetar e ka parë që ka nevojë për shërbime. Ne kemi ardhur për të shpreh përuljen, falënderimin për qëndresën dhe mos ndalesën për asnjë moment për t’u vu në shërbim të qytetarëve. Jam jashtëzakonisht i lumtur që këto tri nivele të institucioneve shëndetësore kanë qenë unike dhe të bashkërenduara me shtabin emergjent të komunës. Ne ia kemi dalë dhe do ia dalim në secilën sfidë që na paraqitet në përballje me pandeminë”, tha ai.

Pas vizitës në Komunën e Ferizajt, zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri vizitoi edhe Komunën e Vitisë. /KP/

Postime të ngjashme

Hysni Gucati del sot para Dhomave të Specializuara

admin

Krasniqi në Hagë: Nuk ndjehem fajtor, e as përgjegjës për asnjë pikë të aktakuzës

XH,I

U arrestua me Fjolla Morinën, lirohet sot biznesmeni kosovar

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...