Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Tahiri, Kurtit për vizitat jashtë shtetit: Pas helmimit të qytetarëve në Deçan do të duhej të ktheheshe në vend

Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri kritikoi sot kryeministrin Albin Kurti për qëndrimin e tij jashtë shtetit në kohën kur qytetarët e Deçanit përballeshin me helmim nga uji dhe në disa vende në Kosovë pati vërshime.

Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se nuk di çfarë interesi ka Kosova nga seminaret e së majtës  ku mund të flitej gjithçka përveç për interesa të Kosovës.

Ai më tej tha se prania e Kurtit në festivalin e filmit në Kanë ishte jo e nevojshme, pasi festivali është i dedikuar për artistë, e jo për politikanë.

“Pas helmimit të qytetarëve në Deçan do të duhej të ktheheshe nga Greqia, që është, 6,7 orë me veturë”, tha ai.

Ai tha se kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkek pas vërshimeve në shtetin e saj ndërpreu vizitën në SHBA. 

Postime të ngjashme

Kurti, deputetit Nura: Je deputet i mirë kur insiston për reciprocitet, por partinë e ke të gabuar

D V

Kurti i përgjigjet deputetit të PDK-së: Reciprociteti me Serbinë do të vendoset dhe nuk do të dështoj

D V

Opozita i kërkon Qeverisë angazhim më të madh në shuarjen e zjarreve

D V

Kusari-Lila: Minishengeni, ripaketim i idesë së ish-Jugosllavisë

D V

Musliu: Bashkëshorti i Vjosa Osmanit përmes presidencës më kërcënoi me padi civile

D V

Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga bashkëshorti i presidentes Osmani, paralajmëron padi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...