Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Tahiri: PDK nuk ka vija të kuqe, por unë e kundërshtoj ashpër koalicionin me VV-në

Anëtari i PDK’së, Abelard Tahiri, ka thënë në emisionin Pressing se partia e tij po hyn në zgjedhje për të fituar. Ai ka thënë se nuk do të dëshironte kurrë bashkëpunim me VV’në.

“Ne si parti nuk kemi asnjëherë vija të kuqe për asnjë parti. Asnjëherë nuk kemi pasur. Por asnjëherë nuk do të bëja koalicion me VV’në”, tha ai.

Tutje ai tregoi edhe arsyet se pse nuk është pro një koalicioni me këtë subjekt.

“Jemi dy parti që dallojmë shumë me njëra tjetrën. Mendojmë kundër njëra tjetër. Ne mendojmë se ata janë e keqja e Kosovës ndërsa ne e mira. Dallojmë edhe në programe. Kemi kundërshti të mëdha. Do të duhej një vit që të krijojmë një program të përbashkët. Kemi botëkuptime të ndryshme për arsimin, ekonominë zhvillimin e gjithçka. Në parim jemi kundër një qeverisje të përbashkët me VV’në”, shtoi ai. 

Postime të ngjashme

Rritet numri i të infektuarve, 568 raste pozitive dhe katër të vdekur nga coronavirusi për 24 orë

S.B.

Ambasadori anglez pajtohet me Kurtin se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë

S.B.

Albin Kurti: Këta dy deputetë të partive tjera do na bashkohen në qeverinë e re

S.B.

Vizita në Kosovë e PPBE-sё Lajçak: Dialogu do të vazhdojë

S.B.

Publikohet rezultati: Ja sa vende deputetësh kanë fituar VV, PDK, LDK dhe AAK (Tabela)

S.B.

Kurti i nis letra Erdoganit dhe Netanyahut

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...