Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Tahiri: Sot në tri takime do të flasim për nevojën e shpejt të liberalizimit të vizave për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bruksel, ku në tri takimet e parapara do të flasë për nevojën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kështu ka njoftuar zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri përmes një postimi në Facebook.

“Bashkë me Kryeministrin Hoti sot do të kemi disa takime me rëndësi në Parlamentin Evropian, me z. David Sassoli, President i Parlamentit Evropian, Komisionin për Punë të Jashtme dhe Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian. Në të tri takimet do të flasim për nevojën e shpejt të liberalizimit të vizave dhe agjendën evropiane për Kosovën”, shkruan Tahiri.

Ndryshe, ky takim vjen menjëherë pas takimit që pati Hoti po në Bruksel me emisarin special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Hoti kishte thënë  se ka një koordinim të plotë në mes të BE-së dhe SHBA-së lidhur me marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Postime të ngjashme

Gërvalla deklarohet për herë të parë për hartën me kufijtë e copëtuar të Ballkanit

S.B.

Reagon Vlora Çitaku pasi Apeli ia anuloi dënimin me burgim të përjetshëm burrit që vrau gruan me shufër metalike në Kamenicë

S.B.

Ministria tregon pse e publikuan listën me bizneset që përfituan nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike

S.B.

Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19

S.B.

Sot seanca e radhës ndaj komandant “Ujkut”

S.B.

Shefi i zyrës së BE-së reagon pas publikimit të emrave të bizneseve që fituan më shumë nga Pakoja e Rimëkëmbjes

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...