Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Tahiri takim lamtumirës me Braathun: Kosova, e bekuar me miqtë ndërkombëtarë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu.

Tahiri, përmes një postimi në “Facebook”, ka theksuar se Kosova është e bekuar me miqtë ndërkombëtarë dhe kontributin e tyre.

“Kosova dhe populli i saj janë të bekuar kur kanë miq ndërkombëtarë, të cilët kanë kontribuar dhe shërbyer pa kursyer asgjë për ndërtimin e institucioneve dhe zhvillimin e vendit tonë.

Andaj, sot pata kënaqësinë të pres në takim lamtumirës mikun e madh të Kosovës, ambasadorin e OSBE-së, z. Jan Braathu, për shërbimin e tij në udhëheqje të misionit të OSBE-së në Kosovë.

Duke i uruar suksese në misionin e tij të ri, falënderova përzemërsisht ambasadorin, z. Jan Braathu, për shërbimin e tij në Kosovë dhe ritheksova se ai do të mbetet një ndër miqtë dhe diplomatët që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë, mbi të gjitha forcimin e partneritetit në mes institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, si dhe shtyrjen e dialogut me komunitetet”, shkruan Tahiri.

Zëvendëskryeministri ka theksuar se ambasadori Braathu do të mbahet mend si “një diplomat i drejtpërdrejtë, i sinqertë, i cili ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet, edhe kur është dashur të na japë sugjerime/rekomandime, por edhe kritika në funksion të forcimit të demokracisë dhe shtetit të Kosovës”.

Postime të ngjashme

Kryetari i Graçanicës thotë se 10 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar nga Serbia

T E

Kurti flet për formimin e Qeverisë së re, tregon se kur do të zgjidhet Vjosa Osmani presidente

T E

Prokuroria Speciale tërheq urdhër-arrestin ndaj Milan Radoiçiqit, i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

T E

Elezi: Ende nuk dihet kur fillon procesi i numërimit të votave me kusht

T E

KQZ nis numërimin e votave me kusht

T E

Bajatoviq: Elita e SHBA-së ka nevojë të prodhojë probleme, por s’është lehtë të shantazhohet Serbia

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...