Taip Ramadani caktohet si trajner i Australisë në hendboll

Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Taip Ramadani, ka nisur punë të re në hendboll. Ai së fundi është emëruar përzgjedhës i Australisë.

 

49-vjeçari jeton në Australi dhe ka dhënë kontribut të madh për hendbollin në atë vend, thuhet në njoftimin e FHK-së.

Ramadani vlerësohet lartë edhe për punën që e ka bërë te Kosova. Me profesionalizimin e tij ka bërë që të rritet niveli i skuadrës sonë..

Ai ka drejtuar Kosovën nga prilli i vitit 2016 e deri në fillim të këtij viti. Në pamundësi për të udhëtuar nga Australia për shkak të kufizimeve që solli pandemia, trajneri ka hequr dorë nga posti i përzgjedhësit të Kosovës. Por, rritja e ekipit gjatë kohës së tij ishte shumë e madhe.

Ramadani është prej hendbollistëve më të mëdhenj që ka pasur Australia. Ka luajtur në shumë kampionate botërore e po ashtu në Lojërat Olimpike të vitit 2000. Pjesë e Australisë ishte prej vitit 1993 e deri në vitin 2009.

Edhe më herët ka qenë përzgjedhës i Australisë, prej vitit 2009 e deri në vitin 2013. Si selektor ishte në dy kampionate botërore. Ka udhëhequr edhe shumë skuadra australiane.

Related posts

E kryer, Griezmann kalon te Atletico Madridi

D V

Man. Utd zyrtarizon marrëveshjen me Sanchon

Z H

Mancini para finales së Euro 2020: Shpresojë që në fund të fitojë teknika jonë ndaj fizikut të Anglisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More