Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Tajlandë, kryeministri paralajmëron veprime të rrepta kundër protestuesve

Zhurnal Ads

Paralajmërimi i kryeministrit tajlandez erdhi midis tubimeve të vazhdueshme në rrugë nga protestuesit anti-qeveritarë që kërkojnë largimin e tij dhe reformat në monarki.

Kryeministri i Tajlandës, Prayut Chan-o-cha, ka paralajmëruar për përdorimin e të gjitha ligjeve dhe veprimeve kundër protestuesve që kërkojnë largimin e tij nga zyra e kryeministrit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se paralajmërimi i kryeministrit tajlandez erdhi midis tubimeve të vazhdueshme në rrugë nga protestuesit anti-qeveritarë që kërkojnë largimin e tij dhe reformat në monarki.

Në një deklaratë, Prayut tha se qeveria dhe të gjitha agjencitë janë përpjekur të gjejnë një mënyrë paqësore për të dalë nga konflikti, duke ndjekur procedurat ligjore nën një monarki kushtetuese.

“Situata nuk po lehtësohet në një drejtim të mirë dhe ka një tendencë që konflikti të përshkallëzohet në dhunë më të madhe. Nëse nuk adresohet, kjo mund të shkaktojë dëm për vendin dhe institucionet, si dhe për paqen dhe sigurinë e jetës dhe pasurisë së popullit”, tha kryeministri Prayut.

Sipas tij, është e nevojshme që qeveria dhe agjencitë e sigurisë të intensifikojnë veprimet e tyre duke përdorur “të gjitha ligjet dhe nenet për të ndërmarrë veprime kundër protestuesve që shkelin ligjin dhe nuk tregojnë respekt për të drejtat e njerëzve të tjerë”.

Mbrëmë, mijëra protestues pro-demokracisë u tubuan në kryqëzimin Ratchaprasong, përsëri duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe reformat në institucionin mbretëror.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Qeveria e Malit të Zi shkarkon kuadrot e ASH dhe Forcës, reagon Lista Shqiptare

T E

Vullnetarët tregojnë efektet anësore, pasi kanë marrë vaksinat kundër COVID-19 të Moderna dhe Pfizer

S.B.

SHBA dërgon avionë luftarakë në Lindjen e Mesme, paralajmëron Iranin

S.B.

Trump dënon dhunën në Capitol, pranon humbjen ndaj Biden

S.B.

Emigrantët e Azerbajxhanit protestojnë në SHBA kundër agresionit armen

admin

26 gazetarë bëjnë thirrje për dorëheqjen e drejtorit të Zërit të Amerikës

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...