Agjencia Zhurnal.mk

“Tajsoni Shqiptar” më 18 janar ndeshje në Hamburg

“Tajsoni Shqiptar”, Nuri Seferi, do të filloj vitin 2020 me një ndeshje në Hamburg të Gjermanisë edhe atë me 18 janar. Kundërshtari ende nuk është caktuar mirëpo Seferi po vazhdon me përgatitjet e tija maksimale që të del nga kjo përballje fitimtar. Ai njoftoi se përgatitjet i ka zhvilluar kryesisht në Zvicër dhe në Gjermani, kurse nga sot ai do të vazhdoj stërvitjet tek trajneri i tij Bulent Bashar.

Ndryshe, ndeshja në fjalë do të jetë 8 raunde. Cekim se Nuri Seferi më 20 dhjetor duheshe të ndeshet në Poloni kundër polakun, Cieslak, por e njëjta u anulua në minutën e fundit pasi ky i fundit kishte marrë një ofertë në Afrikë për të boksuar për kampion Bote në versionin WBC. Seferi për këtë ndeshje kishte shprehur ndjesë të madhe ndaj tifozëve dhe iu kishte premtuar se  më 18 janar do të ngjitet sërish në ring, premtim ky që ai e mbajti, transmeton portali për sporte luftarake “ArenaRing”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

A.S.

Lajmet e fundit

Loading...