Tajvani – një pikë e nxehtë në marredhëniet kino- amerikane

nga V.E.

Njoftohet se Departamenti amerikan i Shtetit e “përditësoi” paraqitjen për gjendjen e përgjithshme të Tajvanit në uebsajtin e vet, duke hequr fjalët e mëparshme për mosmbështetjen e pavarësisë së Tajvanit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Guo Jiakun, nënvizoi se ka vetëm një Kinë, Tajvani është pjesë e Kinës dhe qeveria e Republikës Popullore të Kinës është e vetmja qeveri e ligjshme që përfaqëson të gjithë Kinën. Ai theksoi gjithashtu se ky është një konsensus i përgjithshëm e një normë bazë në marrëdhëniet ndërkombëtare, si edhe një premtim solemn që ShBA-ja ka bërë në tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane.

Zëdhënësi i diplomacisë së Kinës theksoi se rishikimi i paraqitjes së gjendjes së përgjithshme në Tajvan i bërë nga Departamenti amerikan i Shtetit në uebsajtin e vet është një regres i rëndë në qëndrimin e tij mbi çështjet e lidhura me Tajvanin dhe u ka dërguar një sinjal tepër të gabuar forcave separatiste të “pavarësisë së Tajvanit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More