Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Tajvani reformon forcat bregdetare mes tensioneve me Kinën

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit mendon të shtojë 5 brigada për të “mbrojtur vendin”

Mes tensioneve të vazhdueshme në ngushticën e Tajvanit, ku avionët kinezë qëndrojnë pezull mbi ta dhe fregatave që enden në ujërat e gjera, Tajvani po mendon të riorganizojë mbrojtjen e saj bregdetare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e vendit ishullor ka thënë se do të shtojë “pesë brigada të mbrojtjes bregdetare deri në vitin 2023”, raportoi sot “Taiwan News”.

Kjo do të jetë reforma e parë e tillë në njësitë e mbrojtjes bregdetare që nga viti 1997.

Procesi do të fillojë më 1 janar, një javë nga tani kur Tajvani do të shtojë nga një brigadë në veri dhe në jug. Marrëveshjet e mëtejshme pritet të përfundojnë deri më 31 dhjetor të vitit 2023.

Kina e konsideron Tajvanin, i njohur zyrtarisht si Republika e Kinës, një provincë e shkëputur, ndërsa Taipei këmbëngul në pavarësinë e saj që nga viti 1949 dhe ka marrëdhënie diplomatike me 16 vende dhe rajone.

Me vonë, kur SHBA shprehu mbështetje të hapur për Tajvanin dhe filloi t’i shiste armë të teknologjisë së lartë Taipeit, Kina ka rritur operacionet e saj ushtarake në rajon.

Taipei është ankuar në mënyrë të vazhdueshme për shkelje në ato të cilat i pretendon si ujërat e saj dhe zonën e hapësirës ajrore siç përcaktohet nga SHBA në të kaluarën.

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit, megjithatë, mohoi raportet për shtimin e ndonjë stafi të ri.

Ajo këmbëngulte se lëvizja do të riorganizonte vetëm brigadat në 12 nga shtatë aktualët me kuadrot bazë.

“Riorganizimi do të përmirësojë ndjeshëm aftësinë e vendit për të mbrojtur vijat e tij bregdetare”, tha një zëdhënës i ushtrisë tajvaneze.

“Rritja nga shtatë në 12 brigada bregdetare do të rrisë aftësitë mbrojtëse të vendit në vijën e frontit”, shtoi zëdhënësi.

Postime të ngjashme

Republika Çeke: Kina ka miratuar kërkesën për ofrimin e vaksinave COVID-19

R Zh

Vizita historike në Irak, Papa Françesku dhe kleriku shiit diskutojnë sigurinë e të krishterëve

T E

Aksident i rëndë me autobus në Poloni, gjashtë të vdekur

S.B.

Një i vdekur në protestat në Senegal kundër arrestimit të liderit opozitar

T E

A janë prekur më fort nga koronavirusi emigrantët në Gjermani?

T E

Moldavia bëhet vendi i parë evropian që merr vaksinat Covid-19 sipas skemës COVAX

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...