Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Takim Ahmeti – Koja: Lufta e UÇK-së ka qenë luftë për liri dhe drejtësi

Zhurnal Ads

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka realizuar një takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemenes Koja.

Ahmeti me këtë rast i ka thënë ambasadorit Koja se bashkëpunimi i vendit me Misionin e OSBE-së është prej një rëndësie të madhe, në veçanti në pjesën e shfrytëzimit të përvojave dhe ekspertizës që marrim në shumë lëmi.

Kryetari Ahmeti dhe ambasadori Koja gjatë këtij takimi biseduan edhe rreth sfidave me pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID-19, mënyrat më të mira se si të përballemi me këtë situatë, përkrahjen ekonomike dhe ndihmën për kompanitë dhe qytetarët përmes masave të cilat kontribuojnë për tejkalimin sa më të lehtë të pasojave të shkaktuara nga COVID-19.

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe ambasadori i OSBE-së, z. Klemens Koja shkëmbyen mendime edhe rreth situatës së fundit të krijuar me Bullgarinë. Ahmeti i tha ambasadorit Koja se është i bindur që përmes bisedave konstruktive me Bullgarinë, do të tejkalohen të gjitha çështjet e hapura në mënyrë miqësore dhe Bullgaria do të mbetet përkrahëse e Republikës së Maqedonisë së Veriut si pjesë e Bashkimit Evropian.

Ahmeti, gjithashtu ka njoftuar ambasadorin Koja se funksionaliteti i koalicionit dhe kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në nivel dhe që funksionon sipas të gjitha parimeve të cilat shpijnë vendin drejt Bashkimit Evropian.

Ahmeti dhe Koja gjatë këtij takimi nuk kanë anashkaluar rajonin si dhe situatën e krijuar pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj presidentit të Kosovës, kryetarit të parlamentit dhe disa ish krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ahmeti i ka përsëritur ambasadorit Koja se lufta e UÇK-së ka qenë luftë për liri, luftë e drejtë dhe që edhe të akuzuarit e fundit do të kthehen ballëlartë nga Haga dhe përfundimisht do të dëshmojnë luftën e pastër që ka bërë Kosova dhe populli i saj.

Në fund të këtij takimi, Ahmeti dhe Koja shprehën gatishmëri për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha segmentet të cilat janë nën kompetenca të OSBE.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Covid 19: Ritet numri i të shëruarve por jo edhe i të vdekurve

Z H

SHGM: Kuvendi, më shumë qasje për gazetarët

E.E.

Varhelyi: Qeveria të dëshmojë ndryshimin, duhet të shohim punë të shpejtë dhe efektive

E.E.

Spasovski-Angelov: Bashkëpunimi dhe partneriteti mes dy vendeve janë në linjë të rritjes

T E

Komisioni për sëmundje Infektive pritet të diskutoj masat e reja restriktive, përfshirë dhe orën policore

T E

Portugalia nga sot merr presidencën e BE-së

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...