Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Takim Bytyqi – Aksinte: Të thellohet bashkëpunimi ekonomik

Shkup, 17 shkurt – Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqirealizoi takim me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Rumanisë, Ekselencën e Saj, Adela Monika Aksinte, me të cilën u bisedua për procesin e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe bashkëpunimin potencial ekonomik midis dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Bytyqi uroi Aksinten për pozicionin e saj të ri, duke i dëshiruar sukses dhe shprehi shpresë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, por edhe mbështetje nga Rumania, si një nga anëtarët më të rinj të BE, për të shkëmbyer përvoja sidomos në integrimin ekonomik me BE-në.

Ambasadorja Aksinte përkujtoi se këtë vit shënohet 20 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, kurse theksoi se kulmi i prioriteteve gjatë mandatit të saj do të jetë pikërisht thellimi i marrëdhënieve ekonomike. Ajo shtoi se Maqedonia e Veriut mund të presë mbështetje të plotë në procesin e eurointegrimit nga Rumania, në çdo aspekt të mundshëm.

Zëvendëskryeministri theksoi se ka potencial të madh për rritjen e bashkëpunimit, duke potencuar disa sektorë, siç janë investimet e mundshme në prodhimtari nga ndërmarrjet rumune në vend, por edhe pjesëmarrjen e mundshme të kompanive nga ky vend në realizimin e projekteve të infrastrukturës, energjetikës, bujqësisë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut krijon parashikueshmëri të plotë, tha zëvendëskryeministri dhe shtoi krijohen politika ekonomike cilësore për mbështetje direkte të investitorëve, sidomos kompanitë me teknologji të lartë dhe të orientuara nga eksporti, por edhe për të avancuar politikat doganore dhe tatimore, me çka plotësisht ndikohet në klimën më pozitive afariste në vend.

Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ambasadorja rumune Aksinte, ranë dakord të vazhdojnë komunikimin më intensiv dhe të punojnë bashkërisht në krijimin e modaliteteve që do të rrisin bashkëpunimin ekonomik midis vendeve. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Analistët për Zhurnal: Problemi me bullgarët do të jetë më shumë serioz se ai grek

Z H

Qeveria miraton Propozim ligjin për shpallje të malit Sharr si Park Kombëtar

T E

Georgievski: Nëse i falëm serbët, pse mos falim dhe bullgarët

T E

Delegacioni kuvendor mori pjesë në onlajn takimet e shkurtit të AP-së së NATO-s

R Zh

Mariçiq: Fillimi i negociatave kyçe në definimin e ritmit të reformave

T E

Qeveria miraton emrat e ri të rrugëve të Shkupit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...