Agjencia Zhurnal.mk

Takim frytdhënës mes komunës së Tetovës dhe brigadës së zjarrfikësve, ja dakordimet mes dy palëve

Tetovë, 27 qershor – Zhurnal.mk – Në Sindikatën e Brigadës së Zjarrfikësve në Tetovë u mbajt takim mes Komandantit të Njësisë Territoriale Uka Aliti dhe kryetares së komunës së Tetovës Teuta Arifi, njofton Zhurnal.

Dy palët u dakorduan që të formojnë dy grupe pune, të cilat do të meren me teknikalitetin e rregullimit të disave nga kërkesat që dolën si konkluzë nga takimi.

Palët gjithashtu ranë dakord që kërkesa e shërbimit të kontrollit mjekësor dhe sigurimit shëndetësor poashtu të sigurohet nga komuna.

Për më tepër lexoni njoftimin e plot nga komuna e Tetovës:

“Bashkë me Komandantin e Njësisë territoriale kundër zjarrit Uka Alitin, zhvilluam takimin me sindikatin e kësaj brigade.

U dakorduan që bashkërisht të formojmë dy grupe pune, të cilët do të merren me teknikalitetin e rregullimit të disave nga kërkesat që dolën si konkluzë nga takimi i sotëm.

Njëherit parimisht ramë dakord që kërkesa e shërbimit të kontrollit mjekësorë dhe sigurimit shëndetsorë poashtu të sigurohet nga Komuna.

Bashkërisht apelojmë, që bllok-dotacionet të cilat destinohen nga Ministria e mbrojtjes, të sistemohet në korniza ligjore dhe e njëjta të ju leshohet komunave rregullisht.

Gjithashtu u dakorduam, që komunat të cilat marrin shërbime nga kjo njësi, të njejtat të kontribojnë në mbajtjen e këtij institucioni, me qëllim që ngarkesa financiare mos ti tangojë vetëm komunës së Tetovës.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, të bën ndarjen e pajisjeve dhe mehanizimit në mënyrë proporcionale për të gjitha komunat”, thuhet në njoftimin e kryetares së Tetovës Teuta Arifi./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...