Shkup, 14 tetor – Zhurnal.mk – Zëvendës Ministri i Shëndetësisë, Dr. Ilir Hasani, pati një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë Veriore, z. Fatos Reka.
Në takim u ra dakord për të vazhduar bashkëpunimin edhe më të suksesshëm midis dy vendeve në fushën e shëndetësisë.
Gjithashtu, takimi diskutoi mundësitë për bashkëpunim me institucionet përkatëse midis dy vendeve, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore, duke u përballur dhe menaxhuar sfidat e covid19.
Ata arritën në përfundimin se është e rëndësishme për të dy vendet të ndihmojnë njëri-tjetrin në këto momente jashtëzakonisht të ndjeshme kur e gjithë bota po përballet me një pandemi të tillë.