Takim i delegacionit të BSP-së me kryetarin e INTERPOL-it, Ahmed Naser Al-Raisi, është shprehur mbështetje për policinë e Maqedonisë

nga Xh M

Shkup, 6 nëntor – Në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, që mbahet këtë javë në Glazgov, Mbretëria e Bashkuar, delegacioni i Byrosë së Sigurisë Publike zhvilloi takim me kryetarin e INTERPOL-it, Ahmed Naser Al-Raisi, ku u konfrimua kontributi i jashtëzakonshëm që vendi ynë e jep që të forcohet bashkëpunimi ndërkombëtar policor përmes pjesëmarrjes në aktivitetet dhe iniciativat e INTERPOL-it, kumtoii Ministria e Punëve të Brendshme.

Në takim, siç është theksuar në kumtesëb, Ahmed Naser Al Raisi ofroi mbështetje të hapur në emër të Organizatës për përforcimin e kapaciteteve të Policisë së Maqedonisë.

“Janë zhvilluar edhe një sërë takimesh dypalëshe me delegacionet e Australisë, Moldavisë, Serbisë, Brazilit dhe SHBA-së, ku u diskutuan çështje aktuale me interes të përbashkët, në drejtim të një shkëmbimi të shpejtë dhe efektiv të informacioneve dhe ngritjen e hetimeve të përbashkëta në luftën kundër grupeve të organizuara kriminale, krimit financiar, korrupsionit dhe sigurisë kibernetike. Policia e Maqedonisë me siguri po i afrohet arritjes së standardeve të larta të punës policore”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More