Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Takim i Dimitrovit me ambasadorin spanjoll Sera: Mbështetje nga Spanja për perspektivën evropiane të vendit

Shkup, 7 prill – Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot mbajti takim me Ambasadorin e Spanjës në Maqedoninë e Veriut, Emilio Lorenci Sera, kumtuan nga SÇE.

Zëvendëskryeministri Dimitrov u ndërlidh me diskutimin e realizuar në takimin e mbajtur në tetor të vitit 2020 me ç’rast e informoi ambasadorin spanjoll për përkushtimin e vazhdueshëm në procesin e aderimit dhe e prezantoi “Agjendën: Evropa në vend” me çka konfirmohen angazhimet për realizimin e rezultateve në sfera prioritare nga klasteri “Themelet” duke shfaqur shpresë se vendimi për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut nga marsi i vitit 2020 do të realizohet në prag të samitit të ardhshëm evropian.

“Ky vit ndoshta është vit kyç për ruajtjen e kredibilitetit të BE-së në rajon, që është i interesit strategjik edhe për vendet anëtare si mundësi për zhvillimin e modaliteteve për thellimin e bashkëpunimit bilateral. Jemi mirënjohës për mbështetjen e Madridit, ndërkaq kemi interes edhe për ndihmë teknike në sferat e reformave kyçe për arsye të arritjes së rezultateve të qëndrueshme”, theksoi Dimitrov.

Në takim u riafirmua mbështetja nga ana spanjolle për perspektivën evropiane të vendit për çka është i nevojshëm fillimi i negociatave për anëtarësim me Unionin sa më shpejt që është e mundur, ndërsa gjithashtu u diskutua edhe për mundësitë e përforcimit të bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve në sferat kryesore reformuese, si dhe korniza ekonomike dhe reformuese. 

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...