Takim i drejtorit të BSP Tasevski me drejtorin e Shërbimit federal hetues Holcer

Shkup, 12 tetor – Drejtori i Shërbimit Federal Hetues të Austrisë, Andreas Holcer sot ishte për vizitë zyrtare pune në Byronë për Siguri Publike (BSP) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, me ç’rast u mbajt edhe takim me drejtorin e BSP, Sasho Tasevski.

Bashkëpunimi i ndërsjellë policor në luftën kundër terrorizmit, kiber krimit, emigracionit ilegal dhe trafikimit me drogë dhe potencialet për përmirësimin e saj, ishin temat, në të cilat është biseduar në takim, kumtuan nga MPB-ja.

Në kuadër të vizitës u zbatua edhe stërvitja operative-teknike në bregun e Strugës nga Liqeni i Ohrit, për zbatimin e të cilit ishin angazhuar Njësiti për sistemim të shpejtë, Njësiti special antiterror Tigrat dhe Njësiti i helikopterëve pranë MPB-së.

Në stërvitje përmes disa pikave të ndryshme janë demonstruar mjeshtëritë e tyre, aftësi taktike-teknike dhe shkalla e lartë e koordinimit të domosdoshëm dhe standardeve profesionale për veprim të shpejtë dhe efikas. 

Related posts

Mariçiq: Sot filloi operacioni më i rëndësishëm statistikor i kryer nga pavarësia deri tani

D V

Diaspora shqiptare në Amerikë takohet me Pendarovskin, kërkohet ndriçim i tragjedisë në Tetovë (Foto)

Redaksia

Universiteti i Kolegjit amerikan – Shkup vazhdon me mësim me prezencë fizike

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More