Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Takim i i kryetarit Xhaferi me Delegacionin e Kuvendit të Ukrainës

Shkup, 10 qershor 2021 – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me bashkë – kryesuesin dhe Delegacionin e Grupit Parlamentar të Marrëdhënieve Ndër-Parlamentare me Republikën e Maqedonisë së Veriut të Kuvendit të Ukrainës, Valerij Zub.

Krahas tij, në përbërje të Delegacionit ishin edhe Maksim Perebijnis, kryetar i nënkomitetit të Mbrojtjes Shëndetësore, Dmitro Naljotov, kryetar i Nënkomitetit të Turizmit dhe Pushimoreve, Rostisllav Pallagusinec, zëvendës i udhëheqësit të Seksionit të Kabinetit për Sigurimin e Marrëdhënieve Ndërparlamentare dhe anëtarë tjerë.

Kryetari Xhaferi, pasi u uroi mirëseardhje të ngrohtë anëtarëve të Delegacionit dhe shprehu kënaqësi për këtë vizitë kthyese, në këtë kohë të goditur me pandemi dhe masa të rrepta, që është dhe konfirmim se kur ka vullnet, gjithçka mund të tejkalohet, pohoi se bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve tona është në nivel të kënaqshëm dhe pa çështje të hapura. Krahas kësaj, bashkëpunimi në asambletë parlamentare të OSBE-së, NATO-s, Këshillit të Evropës dhe organizmave tjera ndërkombëtare është me mbështetje të ndërsjellë.

Kryetari Xhaferi po ashtu potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut e mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës dhe rregullisht bashkëngjitet ndaj deklaratave të BE-së në lidhje me dënimin e aneksimit të Krimesë.

Në vazhdim, Kryetari shprehu mirënjohje edhe për mbështetjen e kandidaturës sonë për kryesimin me OSBE-në në vitin 2023. Fjalën e vet e rrumbullakoi me nënvizimin e nevojës për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe zgjerimin në të gjitha sferat tjera me interes të ndërsjellë.

Valerij falënderoi për mundësinë për takim me Kryetarin e Kuvendit dhe i prezantoi anëtarët e Delegacionit që vijnë nga fusha të ndryshme që është tregues për interesin e vendosjes së bashkëpunimit në sfera të ndryshme, dhe prandaj në suazat e vizitës janë parashikuar edhe takime me ministra në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut me qëllim që të iniciohet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve dhe memorandumeve të bashkëpunimit. Ai falënderoi për mbështetjen që Republika e Maqedonisë së Veriut ia jep Ukrainës për çështjen e Krimesë, dhe luti, duke e marrë parasysh interesin e tyre për tu bërë anëtarë të plotfuqishëm në NATO, kjo mbështetje të jetë edhe në atë drejtim.

Në fund, Xhaferi e përsëriti ftesën për vizitë të Kryetarit të Kuvendit të Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ç’rast Valerij u përgjigj se me kënaqësi do i transmetojë përshëndetjet dhe ftesën. mb

Postime të ngjashme

Mbi nëntë mijë turistë e kanë vizituar Maqedoninë në muajin prill

Dafina Vidishiqi

Qeveria e RMV-së: Zaev dhe Radev biseduan për perspektivën e arritjes së një hapi real në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Dafina Vidishiqi

Stoltenberg: Gjithçka mundej, vetëm duhej një njeri vizionar

Dafina Vidishiqi

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë

Dafina Vidishiqi

Botime me vlerë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhuratë për AZGJ-në

Dafina Vidishiqi

RMV, për ndërtesat me efikasitet energjetik, sektori i ndërtimtarisë ka nevojë për digjitalizim

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...