Shkup, 9 tetor – Këshilli i Ambasadorëve të Maqedonisë ka mbajtur takim zyrtar me Këshillin e Ambasadorëve të Shqipërisë, të udhëhequr nga ambasadori Genci Mucaj.
Siç informojnë nga Këshilli i Ambasadorëve të vendit, në takim është arritur konkluzioni për vazhdimin e bashkëpunimit bazuar në parimin e besimit reciprok dhe zgjerimin e aktiviteteve duke përfshirë edhe organizata të tjera joqeveritare të kësaj natyre në rajonin e Ballkanin Perëndimor.
“Bashkëpunimi i deritanishëm i dy këshillave duhet të vazhdojë bazuar në parimet e respektit dhe besimit reciprok, i cili duhet të jetë udhërrëfyes për zgjerimin e aktiviteteve duke përfshirë edhe organizata të tjera joqeveritare të kësaj natyre në Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Këshillat tashmë e kanë konfirmuar vendosmërinë e tillë duke iniciuar projekte të përbashkëta të bashkëfinancuara nga BE-ja në kuadër të Fondit të Ballkanit Perëndimor, përmes të cilave do të mbahen dy seminare me titull “Dialog për ndryshimet në Ballkanin Perëndimor”, qëndron në kumtesën.
Punëtoritë do të mbahen në Shkup dhe Tiranë, në fillim të vitit të ardhshëm, ku do të marrin pjesë ambasadorë dhe përfaqësues të lartë të shoqërisë civile nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi.
Siç qëndron në kumtesën, Këshillat e Ambasadorëve nga Shqipëria dhe vendi mendojnë se të dy vendet duhet të intensifikojnë përpjekjet për fillimin dhe zhvillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në BE dhe se për këtë qëllim ka ende hapësirë për shterjen e procedurave dhe mjeteve të disponueshme diplomatike dhe të qeverisjes.