Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po takohet sot në Nju Jork për një seancë urgjente, pas vrasjes së liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran.
Disa diplomatë deklaruan se takimi është kërkuar nga Irani dhe është mbështetur nga Kina, Rusia dhe Algjeria.
Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur pas vrasjes në shënjestër të liderit politik të grupit islamik palestinez Hamas.
Irani dhe Hamasi e kanë kërcënuar Izraelin me hakmarrje.
Qeveria izraelite nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.