Agjencia Zhurnal.mk

Takim i kryeministrit Spasovski me Ambasadorin e ri të Bosnjës, Jakimoviq

Shkup, 24 janar, zhurnal.mk – Kryeministri teknik, Oliver Spasovski u takua me Dragan Jakimoviq, ambasador i sapoemëruar i Bosnjës dhe Hercegovinës në shtetin tonë.

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, ambasadori i Bosnjës dhe Hercegovinës., Jakimoviq, e uroi Kryeministrin Spasovski për marrjen e detyrës dhe shprehu pritshmëri për realizim të shpejtë të qëllimit strategjik për eurointegrime të shtetit tonë, rrugë drejt së cilës është përcaktuar edhe Bosnja dhe Hercegovina. Në njoftimihet thuhet gjithashtu se u përcoll interesimi i qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe bashkësisë ekonomikë të atjeshme, për avancim më të madh të bashkëpunimit të mirë tanimë të krijuar mes dy shteteve.

Në takim bashkërisht u konstatua se ekziston avancim i dukshëm në marrëdhëniet e dy vendeve gjatë dy viteve të kaluara, në më shumë fusha me interes të qytetarëve, siç është njohja reciproke e lejeve për vozitje, kalimi i shteteve me letërnjoftim, angazhimet e bëra në krijimin e kushteve për bashkëpunim më të mirë ekonomik. U konstatua se të dyja shtetet nuk kanë çështje të hapura dypalëshe dhe se kjo mundëson bashkëpunim më të gjerë reciprok.

“Jemi të përcaktuar ti vazhdojmë dhe ti avancojmë raportet e mira miqësore dhe të partneritetin mes dy vendeve tona, si dhe për bashkëpunim të mirë me të gjithë fqinjët dhe në kuadër rajonal. Është mirë që udhëheqësit e shteteve në rajon janë të orientuara më shumë se kurrë në tejkalimin e çfarëdo çështjeve të hapura dypalëshe dhe për hapërim drejt ardhmërisë. Miqësitë dhe përforcimi i bashkëpunimit ekonomik do ta mundësojnë qëllimin tonë të madh, të motivojmë qytetarët e shteteve tona, veçanërisht të rinjtë, të mbeten, të jetojnë dhe të punojnë në vendlindjen e tyre. Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të kontribuojë në bashkëpunimin e mirë rajonal dhe integrimet evropiane”, tha kryeministri Spasovski.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë për bashkëpunim më aktiv mes RMV-së dhe Bosnjës dhe Hercegovinës në pjesën e ndërlidhjes së odave ekonomike, në fushën e bujqësisë, për vendosjen e linjës ajrore të planifikuar e cila do të lehtësojë komunikimet mes të dyja vendeve dhe qytetarëve, për nxitjen e promovimit dhe bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe në të gjitha fushat tjera të rëndësishme për cilësinë e jetës së qytetarëve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...