Maqedoni

Takim i kryeministrit Zaev me përfaqësuesen e BB për Ballkanin Perëndimor, Gellder

Zhurnal Ads

Shkup, 2 tetor – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot e priti drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Evropë dhe Azi Qendrore, Linda Van Gellder.

“Në takim përmes komunikimit onllajn mori pjesë edhe Masimiliano Paolluçi, drejtori i ri i Zyrës së Bankës Botërore në vend”, informojnë nga Qeveria.

Prej atje informojnë se në takim ishte biseduar për prioritetet e Qeverisë, si dhe më hollësisht për sferat që kanë lidhje me mbështetjen e tanishme dhe të ardhshme nga Banka Botërore, me fokus në projektet e deritanishme të përbashkëta, si dhe shërbime dhe analiza financiare.

“Bashkëbiseduesit biseduan edhe për progresin në agjendën për iniciativën për lidhje ekonomike rajonale, si një nga idetë përparimtare, e cila siç ishte konstatuar bashkërisht do të sjellë kursime efikase dhe të rëndësishme në shpenzimet e shkëmbimit tregtar në nivel vjetor. Në takim ishte përmendur edhe Projekti rajonal për lehtësime në tregti dhe transport, përmes të cilit Banka Botërore është e përfshirë dhe do të japë kontribut të rëndësishëm”, thonë nga Qeveria.

Përveç kësaj, bashkëbiseduesit folën edhe për progresin në nxitjen e sektorit privat më dinamik dhe më konkurrues i cili mundëson hapjen e vendeve të reja të punës, si dhe mundësimin e kushteve për krijimin e fuqisë konkurruese, profesionale të punës, e cila kontribuon për rritje ekonomike dhe zhvillim të ekonomisë.

“Në takim ishte konstatuar se mandati i dytë i Qeverisë do të shfrytëzohet për intensifikimin e reformave në sferën e ekonomisë dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Ishte shprehur mbështetje e hapur për politikat e qëndrueshme fiskale dhe ekonomike, të cilat qojnë kah realizimi i projekteve në interes të qytetarëve”, theksojnë nga Qeveria.

Bashkërisht ishte theksuar rëndësia e Strategjisë për Partneritet të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bankën Botërore, me mbështetjen e së cilës realizohen projekte në infrastrukturën rrugore, energjetikë, infrastrukturën komunale, arsim dhe shëndetësi, dinamizmi i së cilës i sjell parametrat ekonomikë kah rritja dhe kontribuon për sigurimin e jetës cilësore për të gjithë qytetarët e shtetit.

“Nga ana e Bankës Botërore ishte theksuar se Qeveria është e përqendruar në zbutjen e pasojave ekonomike nga efektet e krizës dhe njëkohësisht punon në plane për tejkalimin e saj”, informojnë nga Qeveria.

Postime të ngjashme

Maas: Jo gjithçka do të ndryshojë nën udhëheqjen e Bajdenit, por do të jetë më mirë

XH,I

Miloshoski: Mosemërimi i ambasadorëve, mesazh i keq ndaj vendeve mike

T E

Zaev- Der Leyen: Maqedonia e Veriut është e përgatitur për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...