Shkup, 2 shtator, zhurnal.mk – Ambasadori romun i drejtoi urime Kryetarit Xhaferi për mandatin e tij të dytë si i pari në Kuvend, shprehu kënaqësi dhe lëvdata për punën e tij si edhe për bashkëpunimin e tërësishëm të deritanishëm me Ambasadën romune.
Ambasadori Stanilla shprehu kënaqësi që më në fund Republikës së Maqedonisë së Veriut i hapet mundësia pas tre dekadave të bëhet anëtare e Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik të Vendeve të Rajonit të Detit të Zi/BSEK, me të cilën për momentin kryeson Republika e Rumanisë.
Kryetari i Kuvendit e siguroi mysafirin e vet se do të angazhohet që të gjitha procedurat në nivelin qeveritar dhe parlamentar të cilat nevojiten për hyrje në këtë organizatë të përfundohen deri më 13 nëntor 2020, kur në Bukuresht duhet të jetë edhe pranimi i vendit tonë në BSEK.