Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Takim i kryeparlamentarit Xhaferit me koordinatorët e grupeve parlamentare

Shkup, 31 mars – Zhurnal – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi mban takim me koordinatorët e grupeve parlamentare. Xhaferi siç është paralajmëruar nga kabineti i tij do të mbajë në orën 14 konferencë shtypi, transmeton Zhurna.

Në Kuvend mbrëmë është dorëzuar propozim- ligj për shtyrjen e regjistrimit që ishte miratuar në seancën e qeverisë. Grupet parlamentare deri në Kuvend kanë dorëzuar ndryshime për Kodin zgjedhor ku parashihet përdorimi i fingerprintit në zgjedhjet lokale si dhe prolongimi i zgjedhjeve lokale për gjysmën e dytë të tetorit për shkak të anulimit të regjistrimit në shtator.

Pritet pas këtij takimi të dihet se kur do të mbahet seanca për miratimin e këtyre ligjeve. Kryetari i Kuvendit Xhaferi për MIA tha se seanca do të caktohet konform procedurave ose Rregullores së Kuvendit dhe kushtetutës.

Shtyrja e regjistrimit dhe zgjedhjet lokale si dhe përdorim i i fingerprintit dhe zhbllokimi i ligjeve tjera në Kuvend është dakorduar në takimin e liderëve të dy partive më të mëdha në vend LSDM dhe VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski.

Postime të ngjashme

Visar Ganiu: “Punë PO, gjumë JO”, pastruam dhe dezinfektuar çdo rrugë dhe rrugicë të Saravës

R Zh

Hasani : Vaksinat janë të sigurta, nuk ka dyshime

R Zh

BFI: Delegacioni i Ramazanit vizitoi Myftininë e Tetovës

R Zh

Nikollovski: VMRO-ja nuk është kundër ndryshimit të nenit 102, nëse ka mekanizma mbrojtës

R Zh

Mickovski për Filipçen: Nga një kirurg i shkëlqyeshëm, të përfundosh si një palaço i Zaevit është humbje e madhe

N E

Vilma Ruskovska: Në rastin e 27 prillit askush nuk është akuzuar për terrorizëm

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...