Takim i Kryetarit të Kuvendit Gashi me ambasadorin japonez Kazuja

nga D V

Shkup, 18 korrik – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadorin japonez, Ocuka Kazuja, me ç’rast shprehi mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e gjithanshme nga Japonia mike.

“Iniciativa japoneze për bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor dhe mbështetja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian vlerësohet lart, si një faktor i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit. Ky vit shënon 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe në këtë drejtim ishte përshëndetur iniciativa e ambasadorit Kazuja për shënimin me dinjitet të jubileut, përmes një sërë aktivitetesh kulturore, që ndikon në afrimin e qytetarëve të të dy vendeve”, njoftojnë nga pres shërbimi i Kuvendit.

Marrëdhëniet midis dy kombeve kanë histori më të gjatë se vetë marrëdhëniet e ndërsjella politike, të cilat datojnë që nga viti 1994, duke pasur parasysh se Shkupi bazohet në zgjidhjen arkitekturore të japonezit Kenzo Tange, pas tërmetit të vitit 1963. Edhe sot e kësaj dite, thonë nga Kuvendi, shkupjanët jetojnë me idetë dhe mendimet e këtij arkitekti vizionar.

Për vendin tonë rëndësi të madhe ka bashkëpunimi me vendin si Japonia, veçanërisht në fushën e ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë, me projekte për bashkëpunim teknik, grante dhe donacione. Bashkëbiseduesit ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit në nivel parlamentar, veçanërisht përmes themelimit të grupeve parlamentare të bashkëpunimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More