Takim i kryetarit të Qytetit të Shkupit Shilegov me prefektin e Podgoricës, Vukoviq

Shkup, 24 shtator – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot u takua me prefektin e Podgoricës, Mali I Zi, Ivan Vukoviq, I cili po qëndron për vizitë dyditëshe në Shkup.

Në takim, siç kumtuan nga Qyteti I Shkupit, dy kryetarët e qyteteve e konfirmuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që e kultivojnë Shkupi dhe Podgorica dhe cekën se vetëqeverisjet lokale duhet të jenë plotësisht të përkushtuar në vlerat qytetare me çka do të japin kontribut për zhvillimin e qyteteve, por edhe të rajoneve.

Shilegov dhe Vukoviq këmbyen përvoja pozitive për transport urban të qëndrueshëm, zgjidhjet infrastrukturore të higjienës komunale, ndërkaq diskutuan edhe për mundësi për zhvillim të përshpejtuar ekonomik të Shkupit dhe Podgoricës.

“Në takim u fol edhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy qyteteve, para së gjithash në sferën e arsimit, sportit dhe kulturës”, qëndron në kumtesë.

Shkupi dhe Podgorica u vëllazëruan nga viti 2008 dhe kultivojnë bashkëpunim të frytshëm në disa sfera. 

Related posts

Mbeten në fuqi masat aktuale kundër coronavirusit në Maqedoni

D V

Kompanitë private në 12 muajt e ardhshëm planifikojnë të investojnë mbi 160 milionë euro

N E

Angel Dimitrov: Nuk besoj se Sofja do të bëjë lëshime drejtë Shkupit nën presionin e jashtëm

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More