Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Takim i Kryetarit Xhaferi me përfaqësues të bashkësisë rome me rastin e 8 Prillit – Ditës botërore të romëve

Shkup, 8 prill – Me rastin e 8 Prillit – Ditës botërore të romëve, Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi realizoi takim me Ljatife Shikovska, deputete nga bashkësia rome, me Zoran Dimov, kryetar i Grupit Ndërkombëtar Rom, me Ferat Asan, afarist nga Komuna Shuto Orizari dhe Muhamed Toçi, përfaqësues i OJQ “Meseçina” (Hëna) – Gostivar. Në takim ishte i pranishëm edhe koordinuesi i Grupit Parlamentar të LSDM-së dhe koalicionit, Jovan Mitreski.

Shënimi i Ditës është akoma më e rëndësishme sepse shënohet edhe 50-vjetori i Kongresit të Parë të Romëve, si edhe 20 vjet nga shënimi i romëve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në fillim të takimit, mysafirët i dorëzuan Kryetarit Xhaferi një dokument solemn të titulluar si “Zotim për integrimin e romëve në të gjitha sferat e jetës shoqërore”, si edhe Pllakë për kontribut të veçantë. Ndërsa Kryetari Xhaferi u dorëzoi Urim me rastin e ditës në emrin e tij personal dhe në emër të deputetëve në Kuvend. Ai nënvizoi se për fat të keq, këtë vit, për shkak të pandemisë, shënimi i Ditës ndërkombëtare të romëve është në një formë ndryshe, nëse e rikujton përvojën nga vitet e kaluara kur ka qenë i inkuadruar në punën e institucioneve shtetërore në më shumë nivele, si edhe për shkak të përvojës nga Dekada e romëve dhe bashkëpunimit shumëvjeçar me përfaqësues të bashkësisë rome të cilët kanë qenë faktorë aktivë politikë dhe institucional me ç’rast, ka këmbëngulur që të japë kontribut në avancimin e pozitës së tyre në shoqëri. Theksoi se ndryshimet janë të nevojshme, edhe atë, thelbësore dhe gjithsesi, prezenca e koordinuesit të Grupit Parlamentar të LSDM-së dhe koalicionit, Jovan Mitreski është vërtetim i këtij zotimi të përbashkët.

Deputetja Shikovska falënderoi për nderin e bërë dhe ndau me Kryetarin Xhaferi përshtypjet nga takimi i realizuar me Kryetarin dhe përfaqësuesit e Qeverisë dhe diskutimin e frytshëm në drejtim të proceseve të inkluzionit dhe shprehu optimizëm se përparimi i bashkësisë rome, edhe pse është proces i ngadalshëm, përsëri lëviz në vijë përpjetë, sidomos në fushën e arsimit mirëpo edhe në mbrojtjen shëndetësore, sociale dhe arritjen më të rëndësishme deri tani, sigurimin e dokumenteve personale. Ajo që tani më ka përfaqësues të romëve në pozita udhëheqëse nëpër institucionet është në dobi të madhe sepse ato vetë më së miri i dinë problemet me të cilat ballafaqohet bashkësia rome dhe vetëm me qasje sistemore dhe mbështetje politike do të arrihet që romët të ndihen të barabartë.

Zoran Dimov, me prezantimin e portofolit të vet personal dhe profesional, vërtetoi se punon në përmirësimin e pozitës së romëve në tërë Ballkanin Perëndimor dhe është i hapur për çfarëdo bashkëpunim që do të ishte me interes të bashkësisë rome dhe theksoi se pjesëmarrja e përfaqësuesve të romëve në procesin e nxjerrjes së ligjeve cilësore të fushës do të ishte dobi e madhe duke u referuar në mundësinë me rregullore të cilën e pohoi edhe Kryetari Xhaferi. Ky bashkëpunim gjithsesi është me rëndësi të zhvillohet edhe në sektorin e biznesit, në fushën e kulturës dhe përfaqësimit më të madh në servisin publik. Në diskutim morën pjesë edhe mysafirët e pranishëm të tjerë, Ferat Asan, Muhamed Toçi, të cilët nënvizuan se qasja më e mirë te informatat, zgjidhja e rasteve sociale dhe vështirësive të tjera me të cilat ballafaqohet kjo bashkësi është me rëndësi thelbësore.

Koordinuesi i LSDM-së dhe koalicionit, Jovan Mitreski, theksoi se bëhen përpjekje tu dilet në ndihmë romëve në çdo mënyrë të mundshme dhe njëherazi drejtoi urime të sinqerta me rastin e 8 Prillit.

Postime të ngjashme

Nuhiu takon Isenin / Gjuha shqipe edhe do të shkruhet edhe do të mbrohet gjithandej

R Zh

Komuna e Çairit shënon ditën e planetit Tokë

R Zh

Sllavjanka Petrovska: Apeloj te të gjithë qytetarët ta mbështesin procesin e vaksinimit

N E

Hoxha: Opozita nuk ka të drejtë të akuzon funksionarët, përderisa nuk jep llogari për (keq)menaxhimin e institucionit të Kulturës

R Zh

Analizë / RMV-të renditet i 30 në Evropë për nga numri i vdekjeve si pasojë e ajrit të ndotur me 120 vdekje në 100 mijë banorë

R Zh

Nga nesër do të vaksionohen deputetët në sallën Boris Trajkovski

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...