Takim i Mickoskit me eurodeputeten Ualsman dhe drejtorin e “Konrad Adenauer”, Braun

Shkup, 24 shtator – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski së bashku me nënkryetarin Aleksandar Nikollovski sot realizoi takim me deputeten e Partisë Evropiane Popullore dhe anëtare e Unionit kristian demokrat gjerman (CDU) dhe me drejtorin e Fondacionit “Konrad Adenauer” në vend, Daniell Braun.

Në takimin, siç kumtoi VMRO-DPMNE-ja u bë fjalë për situatën aktuale politike në shtet dhe zgjedhjet e ardhshme. Nga të dyja palët u theksuan se nevojiten zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe se pushteti është ai i cili duhet të mundësojë kushte për të njëjtat.

Ualsman dhe Braun, shtohet në kumtesën e partisë, u dëshiruan sukses të madh kandidatëve të VMRO-DPMNE-së për kryetarë komunash dhe këshilltarë në zgjedhjet e ardhshme.

Në takim mes tjerash u bë fjalë edhe për situatën me krizën e koronavirusit, si dhe për ngjarjen e fundit, me fatkeqësinë në Tetovë, pas çka nga ana e Mickoskit u theksua se pushteti duhet të jetë më i përgjegjshëm dhe se nevojitet kujdes dhe përkushtim për garantimin e sigurisë më të madhe të qytetarëve. Njëkohësisht u theksua “nevoja nga përgjegjësia nga Filipçe dhe Hasani”.

Mickoski theksoi edhe se vendi duhet të mbetet fuqishëm i përkushtuar në rrugën drejt BE-së dhe për këtë, siç theksoi, mbështetje të madhe marrin pikërisht nga EPP-ja. 

Related posts

MSH: Dje janë vaksinuar 18.149 qytetarë, deri më tani gjithsej 495.967 të vaksinuar

Z H

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut ndanë nga 30 mijë denarë për familjet e viktimave

N E

Petkovski kërkon referendum për negociatat me Bullgarinë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More