Takim i ministrit Misajlovski me ambasadoren e Gjermanisë, Petra Dreksler

nga D V

Shkup, 17 korrik – Falënderim për ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler dhe atasheun e mbrojtjes nënkolonel Hans Peter Vamsler për bashkëpunimin e shkëlqyer në mbrojtje, veçanërisht në procesin e integrimit në NATO, drejtoi Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski në takimin e sotëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në takim, kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Misajlovski përmendi se buxheti sipas konkluzioneve mbetet 2 për qind nga PBB-ja.

Lidhur me Ukrainën, ministri i Mbrojtjes njoftoi se Qeveria e Maqedonisë do të vazhdojë të ndihmojë dhe të mbështesë Ukrainën.

“Aleanca brenda NATO-s dhe kontributi në operacionet e drejtuara nga NATO ishin pjesë e bisedës së sotme, ku u theksua stabiliteti rajonal si një nga faktorët kryesorë për prosperitetin e mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian. Vendi ynë është i pozicionuar dhe i respektuar qartë nga të gjithë anëtarët e Aleancës, gjë që u vu re në të gjitha takimet e mëparshme të Samitit të NATO-s, dhe mbetet një partner i besueshëm për bashkëpunim, përfunduan bashkëbiseduesit”, qëndron në kumtesën e MB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More