Takim i ministrit Mucunski me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Turqisë (МАТТО)

nga D V

Shkup, 7 gusht 2024 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot realizoi takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Turqisë (MATTO), pra me kryetarin e Odës, Ajdovan Ademoski, dhe me zëvendëskryetarët Marija Tomeska dhe Eser Xhevahir.

Siç informon MPJ, në takim është konfirmuar “bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë në biznes dhe ekonomi me shpresë se ai do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, ndërsa aktivitetet do të kahëzohen drejt motivimit të mëtejshëm të kompanive të reja të huaja të cilat do të investojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”

“Në takim nga ana e ministrit Mucunski u prezantuan kompetencat dhe përgjegjësitë e ndërmarra të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në pjesën e investimeve të huaja, duke theksuar se ministria në të ardhmen do të përfaqësojë shërbim të vërtetë të kompanive të cilat do të vendosin të investojnë në shtet. Duke e marrë parasysh marrëveshjen ekzistuese për tregti të lirë, të dyja palët konfirmuan vlerën e bashkëpunimit tregtar ndërmjet dy vendeve dhe me ç’rast theksuan rëndësinë që ka për të dy ekonomitë”, kumtoi MPJ.

Përfaqësuesit e odës ekonomike theksuan se MATTO përfaqëson një shërbim të investimeve turke në vendin tonë.

“Me ç’rast ata prezantuan aktivitete të cilat janë planifikuar në periudhën e ardhshme, si dhe mundësia për organizimin dhe vizitën e forumeve të biznesit  ku do të prezantohen mundësitë për investime në Maqedoninë e Veriut”, citon Ministria në kumtesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More