Takim i ministrit Mucunski me zëvendëskryeministrin dhe ministrin për Punë të Jashtme dhe Çështje evropiane të Luksemburgut, Gzavie Betel

nga D. V.

Shkup, 14 prill – Gjatë vizitës së tij të punës në Luksemburg, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka realizuar takim me zëvendëskryeministrin dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane, Gzavie Betel.

Nga ministria sot njoftuan se ky takim dypalësh është konfirmim i interesit të fortë të Luksemburgut për Ballkanin Perëndimor, si dhe i përkushtimit strategjik të vendit për integrim në familjen evropiane dhe kontribut për stabilitetin, sigurinë dhe paqen rajonale.

“Të dy ministrat përshëndetën marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin e përbashkët për intensifikimin e dialogut politik në periudhën e ardhshme. U diskutua edhe mbi potencialin për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, me qëllim të shfrytëzimit të mundësive për investime të reja”, thuhet në kumtesë.

Ministri Mucunski shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Bashkimit Evropian pas tragjedisë në Koçan, si dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme të Luksemburgut për perspektivën evropiane të vendit tonë e cila manifestohet edhe përmes mbështetjes së proceseve reformuese, asistencës teknike dhe ekspertëve.

Në takim u theksua gjithashtu progresi që ka arritur vendi në zbatimin e reformave, si dhe përpjekjet e vendit për të mbetur udhëheqës në përmbushjen e agjendës së reformave. Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Gzavie Betel, konfirmoi gatishmërinë dhe mbështetjen e Luksemburgut për avancimin e mëtejshëm të procesit integrues të vendit tonë në Bashkimin Evropian. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More