Takim i ministrit Murtezani me ambasadorin e sapoemëruar evropian Rokas

nga D V

Shkup, 16 shtator – Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot pati takim me shefin e sapoemëruar të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, ambasadorin Mihalis Rokas, ku u shkëmbyen mendime për procesin e anëtarësimit të vendit në BE, dhe rëndësinë strategjike të iniciativave të reja të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Siç bënë të ditur nga Ministria e Çështjeve Evropiane, Murtezani falënderoi për mbështetjen evropiane dhe bashkëpunimin e ngushtë me Brukselin përmes Delegacionit të tyre në vend.

“Ai theksoi rëndësinë kryesore të Instrumentit për Reforma dhe Rritje të miratuar së fundmi, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Instrumenti për Asistencën e Para-anëtarësimit (IPA) si shtytës të rëndësishëm të reformave në Maqedoninë e Veriut në fushën e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë dhe zhvillimit ekonomik; mekanizmat e krijuar për forcimin e kapaciteteve institucionale, inkurajimin e zhvillimit ekonomik dhe përafrimin e Maqedonisë së Veriut me standardet e Bashkimit Evropian”, bëhet e ditur në kumtesë.

Ministri Murtezani rikonfirmoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për zbatimin e reformave të nevojshme, dhe theksoi rëndësinë nga shfrytëzimi i plotë i kornizave financiare të ofruara nga Bashkimi. Ai theksoi se Instrumenti për Reforma dhe Rritje ofron mbështetje të orientuar për vendet që përparojnë në reformat kyçe, duke përfshirë edhe forcimin e konkurrencës ekonomike dhe inovacioneve.

Ambasadori Rokas, siç bëhet e ditur në kumtesë, përshëndeti përpjekjet gjithëpërfshirëse për reforma të Maqedonisë së Veriut dhe konfirmoi angazhimin strategjik të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Murtezani dhe Rokas diskutuan gjithashtu për përshpejtimin e reformave në fusha të tilla si sundimi i ligjit, reforma në drejtësi dhe menaxhimi ekonomik.

Të dyja palët theksuan rëndësinë e arritjes së përparimit të dukshëm në këto fusha, për të siguruar integrim të suksesshëm evropian. Ata shprehën vullnetin e përbashkët për të dinamizuar bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë për Çështje Evropiane dhe Delegacionit të BE-së, me fokus në maksimizimin e rezultateve gjatë zbatimit të reformave të nevojshme dhe shfrytëzimin e perfitimeve nga instrumentet e reja financiare të BE-së, si angazhim reciprok për qëllimet e përbashkëta strategjike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More