Takim i ministrit Murtezani me ambasadorin Pamer, theksohet roli i rëndësishëm i Austrisë për rajonin

nga I Z

Shkup, 25 korrik – Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot kishte takim ambasadorin e Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Martin Pamer.

Fokusi kryesor i bisedës ishin marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi ekonomik, agjenda reformuese e Qeverisë, implementimi i Planit të rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, si dhe zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, në kontekst të integrimit evropian.

Murtezani theksoi rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të Austrisë për rajonin, duke pasur parasysh mbështetjen e vazhdueshme dhe të zëshme për politikën e zgjerimit, e cila reflektohet edhe në nismat e shumta bilaterale dhe multilaterale në të cilat merr pjesë apo i kryeson ky vend anëtar i BE-së, siç janë grupet “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, iniciativa trelaterale e formatit Slavkov, Grupi C-5 i Evropës Qendrore.

“Bashkëbiseduesit riafirmuan miqësinë, nivelin e lartë të bashkëpunimit ekonomik dhe politik mes dy vendeve dhe shikuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral përmes Tuining dhe TAIEX mekanizmave të BE-së, si ndihmë gjatë realizimit të prioriteteve kryesore strategjike të vendit”, njoftuan nga kabineti i Murtezanit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More