Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Takim i ministrit Spasovski me ambasaorin çek Mirosllav Toman

Shkup, 2 mars, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës Çeke në vend Mirosllav Toman dhe konsullin e sapoemëruar dhe drejtuesin e sektorit ekonomik në Ambasadën Çeke, David Çernohorski, të cilit Spasovski, siç informon MPB-ja, i dëshiro mirëseardhje dhe sukses në punën e tij në avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale midis dy vendeve.

“Nga ana e dy bashkëbiseduesve edhe jjë herë u konfirmuan marrëdhëniet miqësore, mbështetja e vazhdueshme, të cilën Republika Çeke ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në shumë sfera të jetës shoqërore dhe shprehën besimin se në të ardhmen do të punojmë për thellimin dhe intensifikimin e saj përmes projekteve të reja dhe donacioneve, të cilat do të jenë me përfitime të mëdha për nevojat dhe përforcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, kumtoi MPB-ja.

Ministri Spasovski dhe ambasadori Toman diskutuan edhe për dërgimin e planifikuar të një kontingjenti të ri çek të oficerëve të policisë për të mbështetur policinë tonë në përballjen me emigracionin në kufirin jugor të vendit.

Postime të ngjashme

Spasovski – Kangler: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer me Slloveninë

Z H

Filipçe apel deputetëve të mbështesin çmimoren për trajtim antikovid në spitalet private

B L

Xhaferi uron besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Z H

Komiteti i Helsinkit: Ekzistojnë mundësi ligjore për marrjen e shtetësisë

B L

MSH: Në laboratore ka mjaftueshëm teste dhe reagense për Kovid19

B L

Shilegov: Me BRT projektin do të përfitojnë të gjithë qytetarët

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...